RajoniTop Lajme

Osmani: Zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 30-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë.

Postimi nga Presidentja OsmaniL

30 vjet nga dita kur në Srebrenicë është kryer gjenocid. 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi i Millosheviqit.
Pas tri dekadash, zëri i Nënave të Srebrenicës mbetet thirrja më e fortë kundër harresës dhe padrejtësisë.
Kosova qëndron përkrah tyre, sepse ne e dimë çfarë do të thotë dhimbja e humbja, por dhe angazhimi i palodhur për drejtësi.
Le të mos harrojmë kurrë, le të mos heshtim kurrë!