Rama paralajmëron: Kantieret e ndërtimit do të monitorohen me kamera 24/24, “listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se Shqipëria rrezikon të humbasë një shans historik për investime të mëdha në sektorin e ndërtimit, nëse nuk reformohen mënyrat e financimit dhe kontrollit të projekteve.
Rama theksoi se nuk mund të mbështetemi më tek “shitja në gropë”, kleringu apo blerësit rastësorë që sjell situata e brendshme e tregut.
Një nga nismat më të rëndësishme që Rama prezantoi është vendosja e monitorimit 24-orësh me kamera në kantieret e ndërtimit.
“Përmes një programi monitorimi me inteligjencë artificiale mund të ndiqet kantieri nga lart dhe mund të shikohet edhe korrektësia e punës në raport me projektin. Po përfundojmë edhe qendrën e monitorimit me drone të integruar me satelitët. Kjo do të na japë mundësi të ndjekim në kohë reale zhvillimet në territor”, tha Rama.
“Mund të humbasim një shans historik dhe nuk na afrohet më njeri për të financuar. Nuk mundet që këto projekte të mëdha të realizohen ashtu siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek kleringu apo tek ata blerësit që sjell rasti brenda për brenda vendit. Kështu që të gjithë ato hapa që u prezantuan këtu janë hapa që do të duhet që ne ti parashohim edhe ligjërisht, duke përfshirë garancitë për lejet, duke përfshirë listën e zezë të ndërtuesve që nuk respektojnë rregullat dhe pamundësinë për të marrë me leje dhe shumë gjera të tjera që bota i ka dhe ka ardhur koha ti vëmë edhe ne. Do shohim edhe çdo që e lehtëson punën.
Ne do ta vendosim si kusht që kantieret e ndërtimit do të kenë kamera do të monitorohen 24 orë në 24. Kjo gjë padiskutim do t’ju vlejë edhe juve në ndjekjen e punëve dhe praktikën tuaj, por është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me garantinë e projektit.
Përmes një programi monitorimi me inteligjencë artificiale mund të ndiqet kantieri nga lart dhe mund të shikohet edhe korrektësia e punës në raport me projektin.
Po përfundojmë edhe qendrën e monitorimit me drone të integruar me satelitët. Kjo do të na japë mundësi të ndjekim në kohë reale zhvillimet në territor”- deklaroi kryeministri.
Rama deklaroi sot se për funksionimin e kanaleve të reja të investimeve në fushën e ndërtimit, është e domosdoshme të garantohet besueshmëria e projekteve dhe përfshirja serioze e komunitetit të ndërtuesve dhe investitorëve në Shqipëri.
Rama theksoi se projektet e zhvilluara në bashkëpunim me arkitektë të huaj kanë filluar të tërheqin interes të shtuar jo vetëm në aspektin kulturor dhe estetik, por gjithnjë e më shumë edhe nga vetë investitorët.
Ai kritikoi faktin që në shumë raste, projektet e miratuara devijojnë nga forma fillestare dhe përfundojnë në drejtim të panjohur, duke u larguar nga standardet dhe qëllimet arkitektonike.
“Kemi parë sesi ka ndodhur që apartamente të blerë në grope rishiten nga ata që i kanë blerë në gropë kur ka mbaruar puna me një çmim shumë të lartë që e fiton ai që ka blerë në gropë jo ai që e ka ndërtuar. Kjo në aspektin e interesit publik ka të bëjë me cilësinë dhe kohën ne të cilën realizohen projektet”, tha Rama në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”.
“Duhet të garantohen disa gjera që kërkojnë një kapërcim të rëndësishëm nga komuniteti i investitorëve dhe i ndërtuesve në Shqipëri, që është besueshmëria projektit. Projektet me arkitektet e huaj kanë ngjallur interes, që ka filluar të shtrihet edhe në fushën e investitorëve. Nuk është më vetëm një interesim kulturor, apo interesim thjesht i arkitektëve bashkohore në botë, por është interesim i investitorëve.
Nga njëra janë është besueshmëria e arkitektëve, por edhe besueshmëria e vetë projektit për tu realizuar ashti sic e ka paraparë arkitekti.
Si do të arrijmë që projektet ti realizojmë besnikërisht?! Bëhet gjithë ajo punë për ti flitruar dhe për ti kaluar në procesin e aprovimit, i jepet leja dhe pastaj gjeja shkon në një drejtim të paditur, në një pjesë të madhe të rasteve.
Unë nuk po diskutoj detaje të vogla, por edhe volume që ndryshojnë. Këtu natyrisht që nga një anë është detyra jonë që ta adresojmë këtë problematikë, përmes masave të reja ligjore që patjetër duhet të përfshijnë arkitektin si personin garant që mban përgjegjësi morale dhe ligjore për realizimin e projektit. Nga ana tjetër kjo është edhe çështje vetëdije për të aksesuar këtë treg komplet të ri financiar që mund të bëhet burim i shpejtë të ardhurash në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet të parashitja dhe të mos tek kleringu. Janë dy forma që ishin të kuptueshme për një periudhë të caktuara kohe, por nuk janë të kuptueshme sot”- deklaroi Rama.
Rama paralajmëroi edhe arkitektët se nëse projektet e tyre, për të cilat është dhënë leja e ndërtimit, ndryshojnë gjatë rrugës do të përballen me pasoja ligjore.
Kreu i qeverisë u shpreh se projektet duket të realizohen besnikërisht, duke theksuar se “bëhet gjithë ajo punë për ti filtruar dhe kaluar në procesin e aprovimit, jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në drejtim të paditur në një pjesë shumë të madhe të rasteve.”
“Nuk po diskutoj detaje të vogla, por në volum që ndryshojnë”, shtoi ai.
Edi Rama: Projektet me arkitektë të huaj kanë ngjallur interes të madh. Nuk është më një interesim kulturor, por i investitorëve.
Nga njëra është besueshmëria e arkitektëve dhe nga ana tjetër është besueshmëria e vetë projektit për t’u realizuar ashtu si e ka paraparë projekti i arkitektit.
Jo për tu marrë leja dhe pastaj për të përfunduar në fund një projekt që as arkitekti nuk e njeh më si projektin e vet.
Projektet duhen realizuar besnikërisht sepse bëhet gjithë ajo punë e madhe nga arkitektët dhe investitorët e ndërtuesit, bëhet gjithë ajo punë për ti filtruar dhe kaluar në procesin e aprovimit, jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në drejtim të paditur në një pjesë shumë të madhe të rasteve.
Nuk po diskutoj detaje të vogla, por në volum që ndryshojnë. Nga njëra anë është të adresojmë problematikën përmes masave të reja ligjore që patjetër përfshijnë arkitektin si personi garant i projektit që merr përgjegjësinë morale e ligjore për realizimin. Por nuk është thjesht çështje masa ligjore, por çështje vetëdije nga ana e investitorëve dhe ndërtuesve për të aksesuar këtë treg të ri financiar që mund të bëhet burim shumë i shpejtë, i thjesht dhe konsiderueshëm të ardhurash në mënyrë që ndërtimi të mos bazohet tek paraqitja e kleringu, janë dy forma ishin të pranueshme për një periudhe të caktuar kohem por sot mund të mos jenë kur mundësitë janë për të pasur akses në forma të tjera financimi.