Rruga rajonale Shkup-Tetovë e mbyllur në të dy drejtimet! Zjarr në afërsi të Zhelinës (Video)
Nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftojnë se rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet. Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të mos udhëtojnë në këtë drejtim dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative derisa të zgjasë ndalesa.
“Që nga ora 13:15, rruga rajonale Tetovë–Shkup, në segmentin nga mbikalimi i Dobarskës deri te pompa e karburantit “Xhezo Petrol”, është e mbyllur për qarkullim për shkak të një zjarri që ka shpërthyer, ndërsa qarkullimi po devijohet nëpër autostradën TE-SH-TE, te fshatrat Grupçin dhe Zhelinë”, thonë nag LAMM.
Kujtojmë që në afërsi të pikës së pagesës në Zhelinë ka shpërthyer zjarr. Po digjet mali në afërsi të autostradës. Zjarri saktësisht është përballë fshatit Dëbërc.
VIDEO Zhelina.info: