Shkarkohet drejtori Spitalit të Tetovës që shkaktoj një sërë skandalesh
Pas një sërë skandalesh dhe kaosi të vazhdueshëm në Spitalin Klinik të Tetovës sot është marrë vendimi për shkarkimin e drejtorit Agim Berisha.
Spitali i Tetovës ndodhet në një gjendje kritike, ku disa reparte kryesore janë jashtë funksionit. Sipas informatave, reparti i Ortopedisë është totalisht i paralizuar, njejtë edhe ai Kirurgjisë ku thuhet se nuk janë kryer ndërhyrje kirurgjikale për më shumë se një vit.
Situata në këtë institucion shëndetësor ka shkaktuar reagime të ashpra nga qytetarët, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe rikthim të shërbimeve bazë sa më shpejt të jetë e mundur.