Snopçe: Maqedonia nën ndikimin e “botës serbe” – hap pas drejtë integrimit evropian
Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka mbajtur një fjalim në Kuvend në lidhje me prioritetet Daneze gjatë presidencës gjashtë mujore me Kēshillin e Europës.
Në fjalën e tij, deputeti Snopçe ka theksuar se “ajo që bie në sy është se nën presidencën paraprake Polake Zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë, ishte prioritet i theksuar”.
Snopçe thotë se kësaj radhe ka një lëvizje pas për sa i përket Maqedonisë.
“Danimarka nuk ka vendos tërësi me fokus të veçantë për Procesin e Maqedonisë”, ka theksuar deputeti Snopçe.
“Ne si shtet nuk kemi alternativë tjetër përvec realizimit të reformave (që në mënyre shumë konkrete parashihen edhe nga ana e presidencës Daneze) dhe normalisht ti realizojmë ndryshimet kushtetuese”, ka nënvizuar më tej deputeti Snopçe.
Ai thotë se ua ka rikujtuar të gjithëve porosinë eksplicite të Kryetarit te Këshillit të BE-së, Antonio Koshta i cili i tha kryeministrit të vendit se marrëveshje tjetër nuk ka. “Zbatoni atë për të cilin jemi marrë vesh. Ditën e njëjtë patem dorëheqjen e ministrit te shendetsisë z. Taravari. Partia e tij vendosi të lëshojë qeverinë për shkak të pakenaqesive nga rrjedha dhe dinamika e reformave në shtet”.
Deputeti Snopçe ka deklaruar shqetësimin nga ndikimet e huaja, posaçërisht të botës lindore si Rusia dhe Kina që janë bërë të dukshme dhe fatkeqësisht po përcaktojnë drejtimin strategjik të shtetit.
“Në kuadër të kësaj shqetësuese është rikthimi aktiv i projektit të “botës serbe”, një agjendë që, përmes lidhjeve politike, kulturore dhe religjioze, po tenton të forcojë ndikimin e saj në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Kjo Është një strategji shumë e rrezikshme për të ardhmen e vendit”, ka deklaruar më tej deputeti i ASH.
Të gjitha këto nuk janë hamendësime apo teori konspirative, thotë ai, por janë fakte të dokumentuara në raportet e Bashkimit Evropian, të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave ndërkombëtare që monitorojnë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.https://www.facebook.com/share/v/1EvsituhKq/