MaqedoniTop Lajme

Snopçe: Unë kam ngritur disa herë çështjen e shkollave fetare, ishte Jeton Shaqiri që solli një ligj për këto shkolla

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë fjalimit të tij në parlamentin e Maqedonisë së Veriut ka folur për ligjin për medresenë “Isa Beu” në Shkup duke theksuar se ASH dota përkrah pasi për këtë ka qenë e angazhuar. Snopçe theksoi se edhe në kohën e ministrit Jeton Shaqirir u soll një ligj i tillë por u anulua nga gjykata kushtetuese.

Shpreha përkrahjen time për ligjin për të drejtat dhe detyrimet e shkollave fetare, me të cilin shpresojmë fuqishëm që njëherë e përgjithmonë do të zgjidhet statusi i nxënësve të medresesë “Isa Beu”.
Potencova se në mandatin e kaluar fuqishëm u angazhova për këtë çështje. Atëherë kishte edhe një propozim ligj i cili u refuzua. Problemi kryesor ishte Kisha Ortodokse që nuk pajtohej me rregulimin ligjor të kësaj çështje.
Ish kryeministri Kovaçevski kërkoi që të jem antar i Komisionit në kuadër të ministrisë së arsimit që do angazhohet pēr këtë çështje. Me ministrin e atëhershëm Jeton Shaqiri kishte një dakordsi dhe si pasojë kishim një vendim nga ana e qeverisë teknike. Fatkeqësisht ai vendim u rëzua nga ana e gjykatës kushtetuese.
Unë shpresoj fuqishëm që kësaj radhe dot kemi zgjidhje reale.
Unë e përkrahi fuqishëm ligjin në fjalë duke shpresuar se qeveria është koordinu edhe me Kishēn Ortodokse dhe se nuk bën blof në lidhje me kushtetueshmërinë e ligjit, kjo pasi në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që përsëri të luajmë me fatin e këtyre nxënësve.