“Tirana pa drejtim prej muajsh”, Rama: Po riorganizohemi, aksioni për hapësirat publike i domosdoshëm
Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen duke komentuar hetimin e prokurorisë për kompaninë “Bankers Petrolium Albania”. Gjatë komunikimit online me ndjekësit, Rama e konsideroi pozitiv vendimin për arrestimin e drejtuesve të kompanisë.
“Ne kemi fituar me Bankersin një arbitrazh dhe Bankersi na detyrohet 240 milion euro, e para. E dyta, shyqyr ka ardhur dita që Prokuroria investigon në mënyrë të pavarur, dhe në këtë rast, i heq kapelën Prokurorisë përkatëse që ka bërë këtë investigim, dhe uroj që t’i nxjerrë të gjithë ujin e zi asaj ndërmarrjeje ku realisht ka pasur shumë problematika dhe që është akoma sot e gjithë ditën, kostoja e një koncensioni përpara se sa unë të merrja detyrën”, tha shefi i qeverisë.
Prishja e ndërtimve pa leje sipas Rames ishte e domosdoshme për të cliruar kryeqytetin ndërsa shpjegoi se Tiranës i mungonm drejtimi, prandaj shihet i nevojshëm riorganizimi.
“Kemi riorganizuar tërësisht veten, duke vendosur deputetet në një pozicion edhe më kërkues për sa i përket pikërisht të qëndruarit afër dhe të identifikuarit dhe të ndjekurit të problemeve në territoret e kujdestarisë së tyre dhe ka qenë absolutisht nga të katra anët e qytetit, e qartë kërkesa numër 1 e komunitetit, na çlironi hapësirat publike”, tha Rama.
Pyetjes se përse nuk largohen edhe tavolinat nga trotuaret kryeministri iu përgjigj prerë.
“Nuk do të shkojmë në ekstreme të kësaj natyre dhe do të arrijmë, bësoj hap pas hapi, të krijojmë një vijë të padukshme, por një vijë të pranuar nga të gjithë, ku 70% parimisht, se mund të jetë 65, mund të jetë 75, mund të jetë 80, sipas rastit, po 70% e trotuarit, ku njerëzit duhet të ecin, të jetë e lirë për njerëzit dhe 30% të jetë për karriget, për shërbimin jashtë”, tha Rama.
Rama mbrojti koncesionet per inceneratoret duke thënë se do të bënte sërish të njëjtën gjë për të shpëtuar qytetet nga mbetjet.