Zgjidhet problemi me Spitalin e Tetovës! Aliu: Punësohen 155 punonjës mjekësor
“Sot jemi në Tetovë pikërisht për këtë punë që të bashkëbisedojmë me 155 të punësuar tani më si institucion, si pjesë e institucionit për “full time”. Jemi shumë të lumtur që do jem pjesë e shëndetësisë në Tetovë, për shkak se edhe njëherë theksoj, pa një kapacitet njerëzor i trajnuar i duhur, institucionet shëndetësore nuk mund të japin në këtë rast institucioni shëndetësor nuk mund të jep shërbime në kohë reale dhe me cilësi për qytetarët”, tha Aliu.
Njoftimi i plotë nga MSH:
Ministri i Shëndetësisë Aliu në takim me personelin mjekësor dhe drejtuesit e Spitalit Klinik të Tetovës: Përfundon një kalvar – fillon një kapitull i ri dinjiteti dhe respekti.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në Tetovë realizoi një takim me 155 persona – personel mjekësor dhe drejtues të Spitalit Klinik të Tetovës, të cilët i informoi se më në fund po i jepet fund një padrejtësie shumëvjeçare. Gjithashtu, ai vizitoi disa nga repartet e kësaj institucioni.
Një institucion që të jetë funksional dhe të ofrojë shërbime cilësore, duhet të mbështetet në tre shtylla të domosdoshme: infrastrukturën, organizimin dhe faktorin njerëzor për të cilin besojmë se është më i rëndësishmi. Prandaj po investojmë për të përmirësuar kapacitetin e institucioneve shëndetësore. Kam kënaqësinë që takimin tim të parë e realizova pikërisht këtu me kolegët që përballeshin me një nga problemet më të mëdha që është punësimi. Disa prej tyre kanë punuar për 10 vite, e disa për muaj apo një vit, madje pa pagesë, vetëm për të qenë pjesë e institucionit. Sot, pas një muaji e gjysmë, jemi të kënaqur që ata tashmë janë pjesë e Spitalit Klinik të Tetovës, 155 punonjës për të cilët kemi përfunduar procedurat administrative. Hapi i fundit tani është dhënia e testit administrativ, që të mund të nënshkruhen kontratat mes drejtorit dhe të punësuarve, deklaroi ministri Aliu.
Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar ndaj parimeve të barazisë, respektit dhe drejtësisë institucionale, veçanërisht ndaj profesioneve që përbëjnë shtyllat e sistemit shëndetësor.