RajoniTop Lajme

Ambasada amerikane përshëndet transferimin e 50 autoblindave në Kosovë

Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë transferuar 50 autoblinda Kosovës.

Ky transferim vjen në kuadër të Programit për pajisje të mbetura të mbrojtjes.

“Shtetet e Bashkuara kanë kënaqësinë të transferojnë 50 Autoblinda (ASV) për Qeverinë e Kosovës në kuadër të Programit për Pajisje të Mbetura të Mbrojtjes (Excess Defense Articles Program)”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ambasada tha se një gjë e tillë vjen si hap tjetër për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të FSK-së.

“Kosova, duke përdorur burimet e saj të mbrojtjes, do t’i bëjë këto automjete plotësisht funksionale, duke shënuar një hap tjetër në përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përforcimin e sigurisë së të dyja vendeve tona”.

Postimi nga KURTI:

Sot isha i nderuar që së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe atasheun e Ushtrisë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, morëm pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në.
Ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.
Ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, si në aspektin e trajnimeve, ashtu edhe në atë të shkollimit dhe doktrinës e cila është e bazuar në atë të ushtrisë së ShBA-ve.