BotaTop Lajme

BDI i reagon Mickoskit: Po flet për “moskthim në vitin 2001”, ndërsa çdo ditë qeverisje e tij është kthim prapa në kohë

Shpërndaje

BDI ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit, Hristijan Mickoski në lidhje me zgjedhjet lokale në vend.

Nga BDI thonë se është paradoksale që kryeministri flet për “moskthim në vitin 2001”, ndërkohë që çdo ditë e praktikës qeverisëse së tij është kthim prapa në kohë: tek diskriminimi, majorizimi, përjashtimi dhe shkelja e të drejtave të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera.

“Përkujtesa e vitit 2001 nuk është “temë e vjetër”, ajo është kujtesë për çmimin që qytetarët paguan për barazi dhe për Marrëveshjen e Ohrit, e cila sot po shkelet hapur nga qeveria aktuale.

Në vend se të na japë leksione se për çfarë duhet të flasim, kryeministri duhet t’u tregojë qytetarëve pse: shfuqizoi ne mënyrë antikushtetuese përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si vlerë kushtetuese që buron nga Marrëveshja e Ohrit; majorizimi është kthyer në vendimarrje, madje edhe në Gjykatën Kushtetuese ku vendimet merren tani me mbivotim etnik; ⁠propozoi si parti shfuqizimin e ligjit për gjuhën shqipe dhe njëherit është insistuesi më i madh për mosrespektimin e ligjit; në administratë ende diskriminohen shqiptarët; gjuha shqipe injorohet nga institucionet; diaspora shqiptare përjashtohet nga proceset vendimmarrëse dhe mbështetja financiare nga pushteti, përfshirë edhe zvogëlimin antikushtetues të numrit të këshilltarëve komunal; projektet zhvillimore në komunat shqiptare bllokohen, ndërsa investimet anashkalojnë zonat ku jetojnë shqiptarët; koncepti i “botës serbe” është shndërruar në politikë shtetërore, e konfirmuar kjo edhe në raportin e fundit të Parlamentit Europian; ⁠po e bllokon të ardhmen europiane; ⁠po i ikin vetingut; ⁠nuk po mbështesin iniciativën për hetim të çdo funksionari; ⁠po i ikin hetimit për procesin e privatizimit”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Nga atje thonë se kandidatët dhe fituesit e zgjedhjeve duhet të jenë të pëlqyer dhe të zgjedhur nga populli, e jo nga dëshirat, preferencat dhe favorizimet e kryeministrit.