RajoniTop Lajme

Bie nga kati i tetë i një objekti, humb jetën një 26 vjeçar

Shpërndaje

Një 26 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga kati ti tetë i një objekti në Skenderaj, njofton policia.

“Me datë 24.08.2025, rreth orës 21:00, policia në Skenderaj është njoftuar se një person kishte rënë nga kati i tetë i një objekti banesor dhe ishte transportuar menjëherë në emergjencën e QKMF Skenderaj.Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjajres mirëpo pas një kohe të shkurtër, nga ekipi mjekësor ishte konfirmuar se personi 26 vjeçar, i gjinisë mashkullore, si pasojë e lëndimeve të pësuara kishte humbur jetën.”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se të gjitha njësitë kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjajres dhe janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit.