Djali i Jakup Krasniqit publikon një video të rrallë: Rrugëtimi i babit me familjen Jashari fillon në vitin 1991
Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka publikuar një video të rrallë të babit të tij, e cili është realizuar në muajin qershor të vitit 1999, në Prekaz.
Në video shihte një bashkëbisedim i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit, me Jakup Krasniqin, i cili së bashku më Hashim Thaçin dhe disa shokë të tjera kishin shkuar për vizitë te familja Jashari në Prekaz.
Deputeti i PDK-së ka shkruar në “Facebook” se rrugëtimi i babait të tij me familjen Jashari fillon në vitin 1991.
“Rrugëtimi i familjes sonë dhe i babait tim me familjen Jashari fillon po atë vit, kur babai im doli nga burgu i ish-Jugosllavisë, në vitin 1991, pasi kishte mbajtur 10 vite, 3 muaj e 19 ditë burgim. Megjithatë, dëshira e tij për liri nuk ishte shuar kurrë. Prekaz, qershor 1999”, ka shkruar Krasniqi.