Flakët shkrumbojnë Shqipërinë, arrestohen 8 zjarrvënës
Shqiperia po perballet me nje situate te renduar nga zjarret nderkohe qe autoritetet kane reaguar duke nisur arrestimet.
Pjese e tyre ishin edhe keto pamje qe publikoi kryeministri Edi Rama dhe qe tregojne nje rast zjarrvenie te qellimshem ne Berat.
Tetë zjarrvënës janë arrestuar nga policia në disa qytete të ndryshme, pasi veprimet e tyre shkaktuan djegien e disa hektarëve tokë arë, pemëve të ullirit dhe bimësisë së ndryshme. Në disa raste, u rrezikuan edhe banesat dhe jetët e qytetarëve.
Në Krujë, policia identifikoi dhe arrestoi një 19-vjeçar me precedent për drogë, i cili, megjithëse ishte me masë arrest në shtëpi, e shkel këtë masë dhe i vuri zjarrin një sipërfaqe toke në fshatin Barkanesh, pas një konflikti me fqinjët për motive pronësie.
Po ashtu, dy persona të tjerë u arrestuan pasi ndezën zjarre në Parkun Kombëtar të Vjosës dhe në Lushnjë.
Nga policia e Fierit, një 61-vjeçar nga fshati Cakran akuzohet për veprat penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, pasi dyshohet se ndezi zjarr në luginën e lumit Vjosa.