RajoniTop Lajme

Kurti – diasporës: Vota juaj vendimtare për fitoren në zgjedhjet lokale

Shpërndaje

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka ftuar diasporën që ta mbështesë këtë parti edhe në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një video të publikuar në Facebook, ai ka thënë se angazhimi i diasporës e ka nxjerrë Vetëvendosjen të parën në 22 komuna në zgjedhjet qendrore të shkurtit.

Postimi:

Të dashur mërgimtarë,
Angazhimi juaj në zgjedhjet qendrore na nxori të parët në 22 komuna cep më cep Republikës sonë.
Tani, me zgjedhjet lokale që po afrojnë, le t’i bëjmë komunat anembanë Kosovës shembull të qytetarisë, të zhvillimit dhe të qeverisjes sonë të mirë.
Më 12 tetor mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë dhe vota juaj është vendimtare për fitoren tonë.
Ftoni çdo bashkatdhetar, secilin e secilën të regjistrohet, në mënyrë që askush të mos e humbë mundësinë për ta jetësuar qeverisjen e vërtetë edhe në nivel lokal.
Janë vetëm 6 ditë deri më 29 gusht. Mos e lini për nesër, regjistrohuni tani. Procesi është i lehtë dhe i shpejtë.
Me votën tuaj, komunat do të kenë njerëz të ndershëm e të përkushtuar që punojnë për qytetarët, duke larguar njëherazi nga pushteti klanet dhe ata që i shohin komunat si pronë private.
Me votën tuaj, fitoret tona bëhen të plota!
Ju falemnderit.