Latif Arifi emërohet koordinator nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e RMV-së
Latif Arifi, nga sot merr detyrën e Koordinatorit Nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo u bë e ditur nga Zëvendës kryeministri, Arben Fetai, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i Fetait:
Kënaqësi të prisja Koordinatorin tonë të sapoemëruar Nacional për Komunikim dhe Media, Latif Arifi, për t’i uruar detyrën e re në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ky emërim i rëndësishëm nënvizon angazhimin e qeverisë për të forcuar strategjitë e komunikimit dhe për të promovuar një mjedis mediatik transparent, efektiv dhe gjithëpërfshirës.
Me përvojën dhe përkushtimin e tij, Latifi apo Lata siç e njohin të gjithë, padyshim do të japë një kontribut të vyer në zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e komunikimit publik dhe promovimin e lirisë së medias. Ky rol është tejet i rëndësishëm në kontekstin e përpjekjeve të vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për të adresuar sfidat në sektorin e medias, si dezinformimi, ruajtja e integritetit të medias dhe nevoja për mbrojtje më të fortë ligjore për gazetarët.