BotaTop Lajme

Mediat britanike: Trumpi tërhiqet nga negociatat Rusi-Ukrainë

Shpërndaje

Sipas “The Guardian”, që citon disa burime diplomatike, presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Trump dyshohet se dëshiron t’i lërë Moskën dhe Kievin të organizojnë vetë një takim mes liderëve të tyre, pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Washingtonit, ndërsa një samit trepalësh mund të zhvillohet më vonë.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet:

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij për sigurinë kombëtare vazhdojnë bashkëpunimin me zyrtarët rusë dhe ukrainas për të përgatitur një takim dypalësh me qëllim ndalimin e vrasjeve dhe përfundimin e luftës… Nuk është në interesin kombëtar të SHBA-ve që këto çështje të negociohen publikisht.”

Samiti në Alaskë

Ky samit u zhvillua në Anchorage, Alaskë, më 15 gusht 2025. Ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë mes Donald Trump (në mandatin e tij të dytë) dhe presidentit rus Vladimir Putin, që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Alaska, u zgjodh si një territor neutral, gjeografikisht mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Në takim u fol për:

-luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një armëpushimi

-sigurinë bërthamore dhe rrezikun e përshkallëzimit

-sanksionet amerikane ndaj Rusisë dhe ndikimin ekonomik

-energjinë dhe tregtinë, përfshirë furnizimet me gaz natyror

Takimi nuk solli një marrëveshje konkrete, por u pa si një hap i parë drejt rifillimit të dialogut mes Washingtonit dhe Moskës. Trump e quajti samitin “konstruktiv dhe të nevojshëm”, ndërsa Putin tha se ishte “fillimi i një procesi të gjatë”.

Ky samit u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë në Washington, më 19 gusht 2025.

Ishte takimi i dytë zyrtar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në prani edhe të disa liderëve evropianë. Trump e përshkroi takimin si “një hap të hershëm dhe shumë të mirë” drejt përfundimit të luftës pothuajse 4-vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.

Qëllimi i takimit ishte të krijohej një proces paqeje i mbështetur nga SHBA-të dhe Evropa, por Trump theksoi se donte t’u jepte hapësirë Rusisë dhe Ukrainës për të zhvilluar bisedime dypalëshe, përpara se të angazhohej një format më i gjerë trilateral.

Samiti u pa si fillimi i një faze të re negociatash, por gjithashtu u shoqërua me dyshime mbi vendosmërinë e SHBA-ve për të udhëhequr procesin, gjë që konfirmohet disi sot, 21 gusht./abcnews