Mërgimtarët pritet ta shpëtojnë këtë sezon në Strugë
Mërgimtarët që jetojnë në Evropë dhe Amerikë do të shpëtojnë sezonin turistik në Strugë këtë verë. Në mungesë të turistëve të huaj, mijëra mërgimtarë që janë tashmë kanë ardhur në vendlindje ose pritet të vijnë, kanë gjallëruar qytetin dhe kanë mbushur objektet e gastronomisë.
Gastronomët kërkojnë nga shteti të ofrojë mundësi më të mëdha për investime për mërgatën, sepse ata mund të sjellin më shumë para në ekonominë lokale, dhe me këtë, edhe më shumë investime. Po kërkohet gjithashtu promovim më i madh i Strugës jashtë vendit, me qëllim tërheqjen e një numri më të madh të mysafirëve të huaj.
Një pjesë e mirë e mërgimtarëve organizojnë dasma dhe festime të tjera familjare në vendlindje gjatë verës. Këtë sezon, kapacitetet janë të rezervuara 90% për ngjarje të tilla. Por ajo që të gjithë vënë re më shumë janë problemet që kanë ekzistuar në Strugë vite me radhë dhe për të cilat nuk është gjetur zgjidhje, më saktë qentë endacakë, mbeturinat dhe problemet e shpeshta me ujin e pijshëm, por dhe kufizimet e ujit në pjesë të qytetit dhe zonave të populluara. Qeveria aktuale kohët e fundit nisi një projekt për rindërtimin e rrjetit të vjetër dhe të rrënuar të furnizimit me ujë në Strugë, i cili duhet të kontribuojë kryesisht në përmirësimin e furnizimit me ujë në të ardhmen. /Alsat.mk