Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit, prezent edhe politikanë të Listës Serbe
Në veri të Mitrovicës, është mbajtur një tubim kundër bllokadave që po organizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë.
Protestat në Serbi po vazhdojnë tash e nëntë muaj kundër regjimit atje.
Në këtë tubim janë parë edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviq, Dragishaa Miloviq dhe Milosh Peroviq.
“Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”, shkruhej në pankartat që këta qytetarë mbanin në duar.
Tubime të tilla ka pasur edhe nëpër qytete të Serbisë të shtunën.