RajoniTop Lajme

Oficeri hero futet mes flakëve në Gramsh/ Merr në krahë të moshuarën, e shpëton nga zjarri

Shpërndaje

Gramshi është duke u përballur me orë të vështira, ndërsa zjarri po djeg pyje, shtëpi dhe bagëti.

Në këtë skenë apokaliptike në ndihmë të forcave të zjarrfikëses kanë ardhur qytetarë dhe efektivë policie.

Në prej tyre ka qenë oficeri i krimeve, Alfred Zhupani, i cili u hodh në mes të rrezikut për të shpëtuar jetë.

Nga fotot e bëra virale në rrjet, por dhe nga dëshmitë e gramshiotëve, Zhupani, djali i Gramshit, mbajti në krahë një grua të moshuar dhe vrapoi mes flakëve të cilat përhapeshin me shpejtësi, pa menduar as për rrezikut, as për lodhjen.

Efektivi duke shpetuar te moshuaren Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mundur të neutralizojnë zjarret në fshatin Skëndërbegas aty ku dhe situata paraqitej alarmante përgjatë orëve të fundit. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu përmes një njoftimi zyrtar ka bërë me dije se në ndihmë të zjarrfikësve të zonës kanë shkuar dhe zjarrfikës nga Korça si dhe Pusteci.

Sakaq, banorët në disa fshatra të Gramshit janë duke u kthyer nëpër banesat e tyre. Sakaq situata alarmante thuhet se është në pyjet e Sojnikut dhe Snomsit. Gjithashtu, flakët kanë dalë jashtë kontrollit edhe në malin e Komjanit ku si pasojë e erës dhe bimësisë të thatë zjarri po përhapet me shpejtësi.

Përgjatë ditëve të fundit Gramshi ishte dhe zona e cila u “mbërthye” nga zjarret ku dhe u dogjën 7 fshatra. Zjarri në Gramsh shënoi dhe viktimën e parë në vend, një 80 vjeçar i cili dyshohet të jetë dhe autori i këtij zjarri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.