RajoniTop Lajme

Osmani i drejtohet Trump pas heqjes së tarifës ndaj ShBA’së: Kosova është partneri juaj i besueshëm

Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas heqjes së tarifës doganore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendim të cilin e mori sot Qeveria në detyrë.

Osmani i është drejtuar Presidentit amerikan, Donald Trump dhe popullit amerikan, duke thënë se Kosova është partneri i besueshëm ndaj ShBA’së, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se Kosova është krenare që është vendi i parë që propozoi heqjen e gjithë barrierave ndaj aleatit më strategjik.

“Që nga sot, hyn në fuqi vendimi i Kosovës për një tarifë zero ndaj të gjitha mallrave amerikane. Jemi krenarë që jemi vendi i parë që propozuam heqjen e të gjitha barrierave ndaj aleatit tonë më strategjik. Për @POTUS dhe popullin amerikan: Kosova është partneri juaj i besueshëm në përpjekjet për ta bërë Amerikën dhe aleatët e saj më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë”, ka shkruar Osmani në platformën “x”.

Ajo ka bashkangjitur edhe një postim që e kishte bërë në prill të këtij viti, ku kishte kërkuar heqjen e taksës.