Peci: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe të bashkuar kundër mbiemrit Gërvalla
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci ka reaguar pas dështimit për dy kandidatet e VV-së, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla në postin e Kryeparlamentares.
Peci thotë se PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe në kor, ngritën dorën kundër familjes Gërvalla.
Dita e sotme do të mbetet në memorien time për gjithë jetën.
Jo vetëm për dorën e ngritur kundër Albulena Haxhiut, por sepse pashë me sytë e mi, në sallën e Kuvendit, dorën e ngritur në kor nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, kundër që Donika Jusuf Gërvalla, mbesa e Nënës Ajshe të jetë Kryetare e Kuvendit të Republikës.
Të bashkuar kundër formimit të qeverisë, kundër mbiemrit Gërvalla, që është simbol i krenarisë dhe vulë e historisë!