BotaTop Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, u takuan në Alaskë për të diskutuar për luftën në Ukrainë

Shpërndaje

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, u takuan në Alaskë për të diskutuar për luftën në Ukrainë. Ky është takimi i tyre i parë pas gjashtë vjetësh.

Donald Trumpi e përshëndeti Vladimir Putininme një shtrëngim duarsh. Putin duket se bëri gjatë takimit një shaka përpara se ata të pozonin shkurtimisht për një fotografi krah për krah.

Putini dhe Trumpi nuk iu përgjigjën asnjë pyetjeje të gazetarëve, dhe pas fotografisë ata u larguan nga podesti dhe hipën së bashku në një makinë. Ndërsa automjeti po largohej të pranishmit i pata ata duke buzëqeshur dhe duke biseduar me njëri-tjetrin ulur në sediljen e pasme.

Jo takim kokë më kokë

Ndërkohë nisi edhe pjesa zyrtare e samitit midis Trumpit dhe Putinit. Ndryshe nga ç’ishte njoftuar, dy krerët e shteteve nuk po bisedojnë kokë më kokëpor të shoqëruar nga përfaqësues të tjerë nga të dy vendet.

Presidenti amerikan shoqërohet nga ministri i Jashtëm i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm Steve Witkoff. Kurse presideti rus shoqërohet nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i cili kishte mbërritur në Alaskë më herët, dhe këshilltari i Kremlinit Juri Ushakov./DW