RajoniTop Lajme

Punimet për Teatrin e Ri Kombëtar, Rama ndan pamjet

Shpërndaje

Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon çdo ditë për të ndërtuar një godinë që pritet të shndërrohet në një tjetër vepër arkitektonike të kryeqytetit.

Ky projekt ambicioz synon të krijojë një ikonë të re të artit dhe kulturës shqiptare, pikërisht në zemër të Tiranës, duke i dhënë qytetit një hapësirë moderne dhe funksionale për artistët dhe publikun.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ndau pamjet nga ky kantier, ndërsa shkruajti “kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”.