RajoniTop Lajme

Rama dekoroi 5 policë për guximin në shuarjen e zjarreve

Shpërndaje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u shpreh krenar për punonjësit e policisë që u dekoruan nga Kryeministri për sakrificën dhe guximin e treguar përballë flakëve të zjarreve.

Proda i falenderojë për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguan në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

‘Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre. Ata janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, vlera më e mirë në shërbim të qytetarëve dhe shembulli që frymëzon e na bën krenarë të gjithëve.

Krahas tyre, mijëra burra e gra, djem e vajza të Policisë së Shtetit sakrifikojnë përditë në përmbushje të misionit sa të vështirë, aq edhe fisnik: mbrojtjen e jetës me jetën e tyre’, thotë Proda.

Deklarata e Edi Rames: