Rama ndan pamjet e aksionit te Kepi i Rodonit: Jo më objekte të paligjshme!
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit në Durrës, ku IKMT po ndërhyn sot për prishjen e 66 godinave.
“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe “symbyllurit” në inspektoriate, polici e me radhë.
*Këto pamje janë nga operacioni i nisur sot në Kepin e Rodonit, Bashkia Durrës, ku një tjetër mrekulli e natyrës është abuzuar për qëllime fitimi nga ndërtime të paligjshme”, shkruan Rama.