MaqedoniTop Lajme

“Sallareva qendër turistike”, Qytetarët e “masakrojnë” Blerim Sejdiun: Hajna, mashtrues! (LEXO -KOMENTET)

Shpërndaje

Blerim Sejdiu mashtrimin më të madh dhe të fuqishëm e ka thënë në vitin 2017. Ai premtoi 60 milionë euro investime. Një ndër investimet që premtoi në vitin 2017 ishte Sallareva si Qendër Turistike. Pas 8 viteve këtë mashtrim e rikthen deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi.

“Merova dhe Sallareva në fokus Komunës Zhelinës së shpejti do të jenë qendra turistike malore!
….(faza e 1) e më pastaj për ta pasuar atë drejt Sallarevës dhe bukurive të asaj zone lartë atje.
Këto jemi ne. Ne flasim me punë, me projekte me zhvillim. Fjalët ua kemi lënë të tjerëve. Blerimi është i duhuri dhe i denji, sepse kjo komunë e don Blerimin, e Blerimi e don këtë komunë” ka shkruar Adnan Azizi.

Pas këtij premtimi qytetarët e Sallarëevs e kanë maskaruar Blerim Sejdiun dhe Adnan Azizin. Disa i kanë quajtur hajna, mashtrues, e disa komente bëjnë apel që mos i pranojnë më në Sallarevë pasi 4 vite Blerim Sejdiu nuk ka shkelë në fshatë.