MaqedoniTop Lajme

Sela: “Dhomat e gazit” dhe “vdekje shqiptarëve”, janë vetëm vazhdimësi e “Makedonija povtorno tvoja”

Shpërndaje

Nuk filluan mbrëmë, por mbrëmë vazhduan, kulminuan, u forcuan, thirjet kundër shqiptarëve. “Dhomat e gazit” dhe “vdekje shqiptarëve”, janë vetëm vazhdimësi e “Makedonija povtorno tvoja”, degradimit të shqiptarëve, thirjeve për deshqiptarizimin e shtetit. Ata janë pasojë e “shqiptarëve të ndershëm” që u përzgjodhën dhe akomoduan në maj të vitit të kaluar e që sot relativizojnë dhe ironizojnë vetëm me deklarata boshe në Facebook.

Motra e vëllezër, as ne nuk guxojmë t’i kalojmë këto ngjarje vetëm me reagime verbale e të shkruara. Duhet të mendojmë thellë, të reflektojmë, të mobilizohemi, të flasim me miq e familjarë, të punojmë dhe në fund të këtij viti t’i japim fund edhe kësaj fushate që është këndellë kundër shqiptarëve. Ne bashkë me ju duhet jo vetëm t’i heshtim këto zëra, por edhe t’i ndalim ato projekte që degraduan dhe denigruan statusin tonë juridiko-kushtetues që kishim arritur bashkërisht ndër vite, me gjak, sakrificë e shumë punë.

Turpi le të ju mbetet atyre që i dëgjojnë në heshtje, e lavdia qoftë mbi të gjithë ju që nuk do të rini duarkryq, por do të bashkoheni në rezistencën tonë për ritkthim të dinjitetit!

Z.S