RajoniTop Lajme

Shqipëria shkel rëndë: Kërkohet reagim më i ashpër nga Maqedonia pas albanofobisë në Kumanovë

Shpërndaje

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, kërkon njëkohësisht reagim edhe më të fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit fqinj.

“Ngjarja e djeshme në Kumanovë, ku një ndeshje basketbolli u njollos nga thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve, është e papranueshme dhe një kujtesë se rruga drejt një shoqërie të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të respektit të ndërsjellë kërkon angazhim të pandërprerë” ka shkruar ajo të dielën ku si rrallëherë zyrtarë të lartë shqiptarë ndërhynë në Maqedoni të Veriut.

Për më shumë ajo e pa jo edhe aq të mjaftueshëm reagimin publik të zyrtarëve në Maqedoni të Veriut pas incidentit ku edhe e theksoi në shkrimin e saj.

“Vlerësoj reagimin e institucioneve të RMV, duke kërkuar njëkohësisht reagim edhe më fortë publik të zyrtarëve më të lartë të vendit mik. Bashkëjetesa ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe shembullit.”

Partitë opozitare shqiptare në Maqedoni të Veriut këtë incident e kanë cilësuar si një shpërfaqje të vazhdueshme të një mendësie të dëshmuar tashmë nga ky ekzekutiv.

Shqipëria rishtas është parë më aktive në vendin fqinj me disa sinjale të matura që shfaqin pakënaqësinë me qasjen e qeverisë maqedonase ndaj shqiptarëve. Ishte kryeministri shqiptar Edi Rama që shëtiste në mes të çarshisë së Shkupit, ku në krah kishte opozitarin nga BDI Bujar Osmanin dhe rishtas opozitarin Arben Taravarin.

Së fundi ishte vet Taravari që kishte treguar se Edi Rama u kishte thënë që po keqpërdoren nga Hristijan Mickoski e që ‘t’i hidhte si leckën’ më pas, që siç e pranoi vet ishte e saktë.