Sulm me thikë në Strugë, një person nga Veleshta dërgohet në spital i plagosur
MPB njofton se më datë 16.08.2025, në orën 13:43, në Stacionin e Policisë Strugë është raportuar se para një objekti gastronomik në Strugë, dy persona me mjete të mprehta sulmuan D.N. nga fshati Veleshte i Strugës, duke i shkaktuar plagë nga goditjet në trup. Ai menjëherë u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës për ndihmë mjekësore. Prokurori publik dhe ekipet policore kryen hetimin në vendngjarje dhe pas zbardhjes së plotë të ngjarjes, kundër sulmuesve do të paraqiten kallëzime të përshtatshme.