Taravari për thirrjet antishqiptare në Kumanovë: “Nuk është më rastësi që shqiptarët fyhen e denigrohen”
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar pas incidentit të rëndë në ndeshjen Maqedoni – Rumani, ku nga tribuna e palestrës në Kumanovë u dëgjuan thirrje fyese dhe raciste ndaj shqiptarëve. Ai e ka quajtur këtë fenomen të përsëritur dhe të normalizuar nga një sistem që nuk garanton barazi dhe dinjitet.
“Nuk është më një rastësi apo praktikë e pazakontë që shqiptarët e pafajshëm të fyhen me fjalët më të rënda, ofenduese dhe denigruese,” deklaroi Taravari.
Ai theksoi se ajo që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Kumanovë është pjesë e një vazhdimësie të diskursit dhe sjelljes diskriminuese ndaj shqiptarëve në vend.
“Ashtu siç ndodhi mbrëmë në Kumanovë në ndeshjen e basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.”
Ky reagim i Taravarit vjen në mesin e një vale kritikash ndaj heshtjes së institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve politikë të cilët ishin të pranishëm në ngjarje, por nuk morën asnjë qëndrim të menjëhershëm për thirrjet e urrejtjes që u dëgjuan.