MaqedoniTop Lajme

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, Ahmeti: 19 tetori po vjen, populli do të flasë zëshëm kundër përbuzjes dhe vazalitetit

Shpërndaje

Kreu i Bashkimir Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj skandalit të fundit ku në Kumanovë u dëgjuan thirrje antishqiptare në një lojë basketbolli.

Ahmeti shkruan se tetori po vjen dhe populli do t’i thotë ndal përbuzjes dhe vazalitetit, pasi do të tregojnë se nuk do të lejojnë të tilla eksperimente.

Reagimi i plotë:

E kuptoj dhe e ndaj mllefin tuaj miq, jo vetëm nga klithmat e urrejtjes në Kumanovë, por edhe nga fushata e përditshme sistematike kundër barazisë dhe çdo gjë që arritëm bashkë me shumë mund ndër vite.
Tetori miq, në tetor vjen dita juaj për ti thënë njëzëri dhe masivisht mjaft më:
– Përbuzjes
– Ofendimeve
– Nënçmimit
– Vazalitetit
– Përkuljes
– Shumëzimit me zero
– Përndjekjeve
– Anulimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, Badinterit dhe Balanserit
– Largimit nga Bashkimi Europian dhe afrimit me Rusinë e Serbinë.
Më 19 tetor populli do të flas shurdhueshëm zëshëm kundër eksperimenteve të vazalitetit!!!
Po ndodh populli…bashkë!