Tre prioritetet për Shkupin, sipas Mickoskit: Rikthimi i higjienës, përfundimi i projekteve dhe konsolidimi i ndërmarrjeve
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, kryeministri Hristijan Mickoski, gjatë panelit “Lokalja dhe Qendrore punojnë për ty” theksoi tre prioritetet për Shkupin: rikthimin e higjienës, përfundimin e të gjitha projekteve të nisura dhe konsolidimin e ndërmarrjeve publike, përcjell TV21. Ai kërkoi nga kandidati për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgjievski, që të ndërhyjë menjëherë për pastrimin e qytetit dhe për përmirësimin e infrastrukturës urbane, duke përfshirë parqet, rrugët dhe zonat historike. Mickoski gjithashtu potencoi rëndësinë e zhvillimit të turizmit dhe përmirësimit të shërbimeve komunale, duke shfrytëzuar burimet e ndërmarrjeve publike për të realizuar këto objektiva.
“Mendoj se tre janë punët e domosdoshme. E para është higjiena. Të mos kuptohem gabimisht, por që përfundimisht të merret me këtë problem që ta pastrojmë Shkupin nga mbeturinat. Kjo patjetër të bëhet. Paralelisht me atë proces, ndjek proces i pastrimit të Shkupit dhe përmirësimit me hortikulturë. Natyrisht, në vitin e parë të mandatit, vlerësoj se kryesorja, bërthama qendrore e Shkupit duhet të jetë pjesë e fokusit të tij. Kur flas për bërthamën kryesore qendrore të Shkupit, nënkuptoj para së gjithash Parkun e Qytetit, Shkupin dhe të rinjtë të marrin më në fund një park argëtimi siç e meritojnë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.