MaqedoniTop Lajme

VLEN publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Shpërndaje

Të nderuar, sot Kryesia Qendrore e VLEN-it mbajti mbledhjen e saj të radhës dhe, mes tjerash, diskutoi për kandidaturat e zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Me këtë rast, Kryesia e VLEN-it konstatoi se synimi parësor i këtij subjekti mbetet që të propozohen kandidatët më të pranuar për qytetarët, kryetarë komunash që do të jenë shërbim të interesave të tyre lokale.

Nisur nga kjo, Kryesia e VLEN-it e ka miratuar këtë listë të kandidatëve për kryetarë të komunave.

– Në Tetovë kandidat i VLEN-it do të jetë kryetari i deritanishëm, Bilall Kasami.
– Në Çair do të kandidojë zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Izet Mexhiti.
– Në Strugë VLEN-i e mbështet kandidatin e pavarur Mendi Qyra.
– Në Kërçovë VLEN-i do ta kandidojë ministrin e Politikës Sociale, Fatmir Limani.
– Në Dibër kandidat i VLEN-it do të jetë zëvendësdrejtori i Dejtorisë së Hyrave Publike, Fisnik Mela.
– Në Qytetin e Shkupit VLEN-i e propozon drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve të Përgjithshme në Qendrën Klinike Universitare në Shkup, Bashkim Bakiu.
– Në Saraj kandidat i VLEN-it do të jetë drejtori i ndërmarrjes “Nomagas”, Muhamed Elmazi.
– Në Likovë VLEN-i e kandidon drejtorin e Rezervave Shtetërore të Naftës, Nexhmedin Sadiku.
– Në Haraçinë VLEN-i do të garojë me Daut Beqirin.
– Në Zhelinë do të vazhdojmë me kryetarin aktual të kësaj komune, Blerim Sejdiu.
– Në Tearcë do të kandidojë drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Daut Memishi.
– Në Bogovinë VLEN-i e kandidon Feti Abazin.
– Në Bërvenicë VLEN-i e kandidon drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, Haqim Ramadani.
– Në Dollnen VLEN-i do të kandidojë me arsimtarin Blerim Islami nga f. Cërnilishtë.

Me këtë rast ju njoftojmë se ende nuk ka vendim të prerë për kandidatët për Komunën e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës. Jemi në bisedime me disa kandidatë dhe të mundshëm, gjithnjë në përpjekje për t’i ofruar emrat më të mirë për këto komuna.
Këtu po theksojmë se të gjithë këta janë kandidatë të VLEN-it dhe, ashtu siç kemi vendosur më parë, asnjëri prej tyre nuk garon nën logo partiake. Në të vërtetë, përtej kandidatë të VLEN-it dhe kryetarë të ardhshëm të komunave, ata do të jenë shërbyesit e të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësie etnike, religjioze e politike.