Bota

Zelensky thotë se të gjithë liderët e perëndimit duan paqe në Ukrainë

Shpërndaje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një konferencë për media me kancelarin gjerman Friedrich Merz, pas takimit që patën.

Zelensky e falënderoi Merz, duke thënë se është “shumë mirënjohës ndaj Gjermanisë” për mbështetjen e saj ushtarake ndaj Ukrainës.

Më pas ai shpreh falënderimet e tij për “të gjithë partnerët tanë”, duke përmendur presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Mark Rutte të NATO-s, kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin francez Emmanuel Macron, ndër të tjerë.

Udhëheqës nga e gjithë bota janë të bashkuar për arritjen e “paqes në Ukrainë”, thotë Zelensky.

Ai thotë se “gjithçka në lidhje me Ukrainën duhet të diskutohet me Ukrainën – ne duhet të jemi pjesë e bisedës”.

Ai shton se “Trump na mbështeti sot” dhe ShBA-ja është gati të vazhdojë këtë mbështetje, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.