MaqedoniTop Lajme

Zv.kryeministri Fetai: Dënoj fuqimisht thirrjet ksenofobe dhe gjuhën e urrejtjes drejtuar shqiptarëve gjatë ndeshjes së mbrëmshme

Shpërndaje

Zv.kryeministri Fetai pērmes një postimi në faacebook ka reaguar ashpër dhe ka dënuar fuqimisht thirrjet ksenofobe dhe gjuhën e urrejtjes drejtuar shqiptarëve gjatë ndeshjes së mbrëmshme kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027 midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Reagimi i plotë:

Si Zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut, dënoj fuqimisht thirrjet ksenofobe dhe gjuhën e urrejtjes drejtuar shqiptarëve gjatë ndeshjes së mbrëmshme kualifikuese për Kupën e Botës në Basketboll 2027 midis Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Kjo lloj sjelljeje është tradhti e turpshme ndaj vlerave të respektit dhe fair play-it që sporti duhet të përfaqësojë.

Ksenofobia dhe gjuha e urrejtjes, pavarësisht se nga cila palë vien, nuk kanë vend në stadiumet tona, në shoqërinë tonë, as në të ardhmen tonë të përbashkët.

U bëj thirrje tifozëve, autoriteteve sportive dhe organeve drejtuese të ndërmarrin veprime të vendosura për të çrrënjosur këtë turp. Heshtja ose mosveprimi vetëm ushqejnë urrejtjen.

Si shtet, ne duhet të promovojmë gjithëpërfshirjen dhe respektin në të gjitha aspektet e jetës, përfshirë sportin. Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një Maqedoni të Veriut ku përçarja nuk është opsion dhe ku diversiteti është forca jonë ndërsa uniteti krenaria jonë.

Me poshte e keni videon: