MaqedoniTop Lajme

AKI: Izet Mexhiti dhe 20 vite korrupsion, tradhti dhe shkatërrim të Çairit

Shpërndaje

Sot jemi këtu për të folur hapur dhe pa doreza: Izet Mexhiti është simbol i korrupsionit, nepotizmit dhe tradhtisë politike. Për dy dekada ai e shfrytëzoi Çairin si bankomat personal dhe trampolinë për pushtet, duke lënë pas vetes vetëm rrënoja.

Tenderë të kurdisur dhe kontrata të ndara mes firmave të afërta me familjen dhe klanin e tij. Dhjetëra të afërm të punësuar që marrin nga dy deri në tre paga në muaj, pa u paraqitur kurrë në vendin e punës. Miliona euro që duhej të shkonin për zhvillim urban përfunduan në xhepat e rrethit të ngushtë të Mexhitit. Një regjim i ngritur mbi ryshfet, klientelizëm dhe përfitime personale.

Çairi u shndërrua në shembull të kaosit urban: rrugë të copëtuara, mbeturina në çdo cep, mungesë totale e planifikimit. Në vend që të ndërtohej një komunë moderne, Mexhiti e ktheu Çairin në simbol të mjerimit dhe prapambetjes.

Pas 20 viteve pushtet nuk ka asnjë projekt të madh për t’u kujtuar, vetëm gropa, beton pa plan dhe lagje të lëna pas dore.

Mexhiti i shfrytëzoi qytetarët e Çairit vetëm për vota, ndërsa vetë iku nga komuna për të jetuar rehat në vilën e tij në Butel. E braktisi Çairin sapo mori atë që dëshironte: pushtet dhe pasuri. Ky është dëshmi e qartë se ai kurrë nuk e ka dashur këtë komunë e as banorët e saj.

Dy dekada sundim i Mexhitit lanë pas një komunë të shkatërruar dhe qytetarë të zhgënjyer. Çairi sot është dëshmia më e gjallë për atë që ndodh kur një njeri i korruptuar e mban peng komunën për 20 vite me radhë.

Mexhiti nuk do të mbahet mend për zhvillim, por për korrupsion dhe shkatërrim.

Të nderuar qytetarë, më 19 tetor është dita kur Çairi do të çlirohet nga pengmarrja e Izet Mexhitit dhe e kompanisë së tij. Është dita kur qytetarët do t’i japin fund epokës së korrupsionit dhe do të hapin një kapitull të ri të ndershmërisë dhe zhvillimit.