MaqedoniTop Lajme

Ali Ahmeti: Afrim Zhitia kryeredaktori i lirisë, që kërkohej nga qielli por vepronte në tokë

Shpërndaje

Ish-eprori i UÇK-së, njëherit kryetar i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së heroit Afrim Zhitia në Llug të Podujevës. Nga aty vlerësoi lartë rolin e kontributin e Afrim Zhitisë.

Ai tha se Afrim Zhitia ishte kryeredaktori i lajmëtarit të lirisë që punonte nën hundën e Beogradit.

“Vllezër e motra këtu, me ndihmë e institucioneve dhe angazhimin e kryetari të Podujevës po ngritët shtatorja e Afrim Zhitisë, sekretarit organizativ të Lëvizjes Kombëtare. Sot po ngrihet shtatorja e kryeredaktorit të parë të gazetës ilegale ‘Minatori’, mu në ngjarjen më të mëdha që ndodheshin në Kosovë. Sot po ngrihet shtarorja e Afrim Zhitisë së kryeredaktorit të lajmëtarit të lirisë, gazetë që vepronte nën hundën e Beogradit. Ky ishte kryeredaktori që kërkonim në qiell dhe ai vepronte në tokën mëm të Kosovës. Sot po ngrihet shtatorja e Afrim Zhitisë, organizatorit dhe ideatorit të parë që rezistencën nga ajo në rrugë të shndërrojmë në rezistence reciprociteti në forcë i përgjigjemi pushtues janë ngrit celulat e para nga Afrim Zhitia”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti edhe këtu foli për luftën e UÇK-së, duke u shprehur i bindur se do të dështojnë tendencat e perandorisë së Lindjes së udhëhequr nga Kremlini e Moska që ushtria e Kosovës ishte terroriste e ndërmarrje kriminale.