MaqedoniTop Lajme

Arben Fetai: 34 vite pavarësi, barazi dhe rrugëtim evropian

Shpërndaje

Në Ditën e Pavarësisë, Zëvendës Kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, kujton vendimin historik të qytetarëve për sovranitet 34 vite më parë, që vendosi themelet e shtetit të pavarur, njofton albazone media.

Urimi i plotë:

34 vite më parë, qytetarët e këtij vendi zgjodhën sovranitetin, duke vendosur themelet e shtetit të pavarur. Ky ishte vendimi që shënoi nisjen e rrugëtimit të shtetit tonë.

Marrëveshja e Ohrit i dha këtij shteti kuptimin e barazisë dhe e bëri shtëpi për të gjithë qytetarët. Ky parim sot forcohet edhe përmes përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, si garanci që barazia të jetë realitet në çdo institucion.

Obligimi ynë është ta çojmë këtë rrugëtim përpara drejt një shteti demokratik, të barabartë dhe evropian. Ky është borxhi ynë ndaj historisë dhe përgjegjësia jonë ndaj së ardhmes.
Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Arben Fetai – Zëvendës Kryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë