MaqedoniTop Lajme

Arben Fetai: Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva, katër shtabe të fitores së VLEN të hapura brenda një dite të ngjeshur

Shpërndaje

Zv.kryeministri, Arben Fetai mbrëmë ka pasur takime me qytetarët e Prespës, Dollnenit, Manastirit dhe Krushevës, duke i dhënë përkrahje kandidatit për kryetar komune, Blerim Islamit, njofton albazone media.

Postimi nga Fetai:

Prespa, Dollneni, Manastiri dhe Krusheva, katër shtabe të fitores së VLEN të hapura brenda një dite të ngjeshur.

Nisëm nga Prespa, aty ku trashëgimia shqiptare është pjesë e jetës së përditshme. Atje hapëm një tjetër shtab të VLEN-it dhe ndjemë qartë mbështetjen e njerëzve.

Në Manastir, Qytetin e Alfabetit, folëm për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë. Mesazhi ishte i qartë, vetëm të bashkuar mund ta garantojmë fitoren.

Në Dollnen u takuam me njerëz punëtorë e mikpritës, dhe së bashku ngritëm shtabin zgjedhor duke i dhënë përkrahje kandidatit tonë për kryetar komune, Blerim Islamit.

Dita u mbyll në Krushevë, vend i qëndresës dhe sakrificës, ku hapëm edhe një shtab tjetër të fitores. Një përmbyllje domethënëse e një dite që tregoi qartë se rruga jonë është e drejtë dhe e pandalshme.

Mbështetja po vjen nga kudo që flitet shqip. Rruga që nisëm vitin e kaluar është shndërruar në një lëvizje të madhe për ndryshim, që është garanca e fitores së shqiptarëve më 19 tetor.