Arbër Ademi: Ministrja serbe mohon masakrat, VMRO dhe VLEN heshtin
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministres serbe Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, e cila akuzoi BDI-në për, siç tha ajo, “shtrembërim të historisë serbe”.
Reagimi i plote:
Ministrja serbe jo vetëm që tenton të paraqesë pushtimin si “çlirim”, por tashmë del edhe me akuza të drejtpërdrejta ndaj BDI-së, duke mohuar dhunën dhe masakrat ndaj shqiptarëve dhe popujve të tjerë.
VMRO-DPMNE dhe VLEN heshtin, duke u bërë palë me projektet e “botës serbe”.
BDI do të mbetet e palëkundur në mbrojtje të orientimit euroatlantik, barazisë ndëretnike dhe të vërtetës historike të vendit.