RajoniTop Lajme

Bashkëshortja e Rexhep Selimit: Protesta ishte e domosdoshme dhe në vendin e duhur

Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka dalur në përkrahje të protestës së sotme në Hagë ndaj padrejtësive që po u bëhen ish-krerëve të UÇK-së atje.

Ajo ka thënë se protesta ishte e domosdoshme dhe në vendin e duhur.

Selimi ka shprehur mirënjohjen për protestuesit që sot u bënë bashkë për të kërkuar drejtësi.

“Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur! Shpreh mirënjohjen time dhe i falënderoj të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë”, ka shkruar Selimi në Facebook.