MaqedoniTop Lajme

Bujar Osmani: Çairi do të bëhet kryeqyteti kulturor i Shkupit

Shpërndaje

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot e prezantoi projektin e tij “Çair, Qendër Kulturore e Shkupit”, me të cilin Çairi synon të shndërrohet në kryeqytet kulturor të qytetit dhe simbol i multikulturalizmit, traditës dhe krijimtarisë bashkëkohore. “Kjo nuk është shpenzim, por investimi më i madh për të ardhmen e Çairit dhe të gjithë Shkupit,” theksoi Osmani.

Postimi i plotë:

Çairi do të bëhet kryeqendra kulturore e Shkupit!
Me projektin “Çairi, Qendër Kulturore e Shkupit” do të:
• Revitalizojmë Çarshinë; duke i kthyer pamjen dhe rolin e saj historik.
• Ndërtojmë Qendër Kulturore multifunksionale në Çarshi dhe në sheshin “Skënderbe”.
• Organizojmë festivalin “Doku n’Shkup”; një ngjarje kulturore 6 deri në 10-ditore që do ta shndërrojë Çarshinë në skenë të artit dhe kreativitetit.
• Mbështesim të rinjtë me bursa, subvencione dhe instrumente muzikore.
• Modernizojmë shkollat me pajisje për aktivitete kulturore.
✨ Çairi do të jetë një urë mes kulturave, vend ku takohen e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja.
Kjo nuk është shpenzim, por investimi më i madh për të ardhmen e Çairit dhe Shkupit!
#ÇairQendraKulturore #Çair #Shkup