MaqedoniTop Lajme

Bujar Osmani prezanton programin zgjedhor për Çairin: Parkim, ndërmarrje komunale dhe transparencë në qeverisje

Shpërndaje

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni AKI, Bujar Osmani, prezantoi sot programin e tij zgjedhor, duke theksuar disa prej pikave kryesore që synon të realizojë në rast të zgjedhjes së tij në krye të komunës.

Postimi i plote:

Programi ynë zgjedhor për Çair 2025-2029!
✅ Prioriteti i parë është lëvizshmëria në Çair, sepse kjo është parakushti themelor për të gjitha funksionet tjera.
❗️Parashikojmë:
• 2.500 vende të reja parkimi
• ndërmarrje të re komunale për higjienë
• politikë të re kundër korrupsionit me transmetim online të të gjitha fazave të procedurave të prokurimit publik
✅ Do ta ndryshojmë imazhin e gabuar se të gjithë politikanët janë të korruptuar dhe do ta rikthejmë besimin tek institucionet.
Banorët e Çairit nuk kërkojnë vetëm ndërrim të politikanëve, por ndryshim të kulturës, sjelljes dhe qeverisjes.
Koha për këtë ndryshim është tani. Që sot, së bashku me qytetarët, do ta bëjmë këtë ndryshim.
Së bashku për Çairin, ta bëjmë ndryshimin!
#SeBashkuPerCair #TaBejmeNdryshimin