Çmimi i produkteve bujqësore, institucionet “gjuajnë” tregtarët që bëjnë fitim ekstra në kurriz të qytetarëve
Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore në gusht, për kryeministrin Hristijan Mickoski, kryesisht tregon se një pjesë e parave ka përfunduar tek bujqit. Por, realiteti, sipas Mickoskit, tregon gjithashtu se një pjesë e ndërmjetësve dhe tregtarëve vendosin margjina shumë më të larta, jologjike mbi produktet bujqësore, që në fund paratë nuk përfundojnë tek bujqit, dhe ushqimi është i shtrenjtë për qytetarët.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në gusht çmimet e produkteve bujqësore nga ana e inputit janë rritur 2,6 për qind, dhe nga ana e outputit për 12,1 për qind. Mickoski thotë se statistika tregon se ushqimi në gusht ka zbritur në çmim krahasuar me korrikun e këtij viti për 0,7 për qind.
Kryeministri theksoi se çdo ditë monitorohen marketet dhe tregtarët për të zbuluar se kush i rrit çmimet në mënyrë jologjike.