Demonstratat vazhdojnë në Tel Aviv, kërkojnë armëpushim në Gaza dhe kthimin e pengjeve izraelite
Protestuesit mbrëmë u mblodhën në Sheshin e Pengjeve në Tel Aviv për të kërkuar dhënien fund të luftës në Gaza dhe lirimin e pengjeve izraelite, raporton Anadolu.
Demonstruesit mbanin pankarta dhe tabela me fotografi të pengjeve, ndërkohë ata shpalosën edhe një banderolë të madhe ku shkruhej “Netanyahu, ndalo së mashtruari presidentin Trump”.
Rreth 250 pengje u morën në Gaza pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi ndaj Tel Avivit më 7 tetor të vitit 2023. Tel Avivi vlerëson se pothuajse 50 pengje izraelite akoma po mbahen në Gaza, përfshirë 20 që janë të gjallë.
Ndërkohë, më shumë se 10 mijë palestinezë po mbahen në burgjet izraelite, duke vuajtur nga torturat, uria dhe neglizhenca mjekësore, të cilat kanë rezultuar në shumë vdekje.
Që nga tetori i vitit 2023, lufta e vazhdueshme e Izraelit në Gaza ka vrarë të paktën 64.900 palestinezë dhe ka shkatërruar enklavën, e cila përballet me urinë.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë.
Foto: Yair Palti/AA