Edhe këtë vit shumë nxënës mbetën pa libra, mësojnë nga shënimet dhe fotografimi i teksteve
Edhe këtë vit nxënësit po përballen me mungesën e librave. Kanë kaluar 15 ditë nga fillimi i vitit shkollor, ata ende nuk janë furnizuar mjaftueshëm me libra. TV21 ishte në disa shkolla të vendit. Nxënësit e shkollës “Petar Zdravkovski-Penko” të komunës së Butelit, u ankuan se jo të gjithë kanë marr libra dhe se detyrohen që t’i fotografojnë mësimet.