Erdoğan: Turqia do të vazhdojë të ngrejë çështjen palestineze në çdo forum
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se kritikat ndaj Izraelit po rriten dita-ditës dhe presioni ndërkombëtar po rritet, duke shtuar se Ankaraja do të vazhdojë të ngrejë çështjen palestineze në çdo forum, transmeton Anadolu.
Duke folur me homologun e tij palestinez, Mahmoud Abbas, në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, presidenti Erdoğan tha se Izraeli vazhdon të minojë paqen dhe u zotua se Turqia do të jetë zëri i Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Erdoğan tha se ofensiva e Izraelit në Gaza shënoi një “fazë të re gjenocidi” dhe paralajmëroi se ajo kërcënon si Palestinën ashtu edhe stabilitetin rajonal, duke përmendur Katarin si shembull.
Duke komentuar agresionin e vazhdueshëm të Izraelit, presidenti Erdoğan theksoi se një armëpushim i menjëhershëm në Gaza dhe dhënia fund e krizës humanitare është përparësia e Turqisë.
Ai theksoi unitetin në botën islamike kundër Izraelit dhe nevojën për unitet politik palestinez.
Gjatë takimit, dy presidentët gjithashtu diskutuan çështjet dypalëshe, rajonale dhe globale.