MaqedoniTop Lajme

Fetai: Festivalet janë më shumë se shfaqje, ato janë takime

Shpërndaje

Zv.kryeministri, Arben Fetai mbrëmë mori pjesë në festivalin “KU FEST” në Kumanovë, njofton albazone media.

Postimi nga Fetai:

Festivalet janë më shumë se shfaqje, ato janë takime.
Takime mes artistëve nga të gjitha trojet, mes krijuesve dhe publikut, mes së kaluarës dhe së ardhmes.
Mbrëm, në rrikthimin e Festivalit të KU FEST, Kumanova hapi një dritare të re për artin dhe kulturën.
Faleminderim dhe urim për drejtorin e festivalit, Qazmedin Nuredini, për këto 5 ditë plot jetë që sjell në skenën e qytetit të Kumanovës.
Kultura do të jetë prioritet i kësaj qeverie. Sepse nga kultura lind vetëdija, rezistenca, dashuria për lirinë dhe besimi në të ardhmen.
Le ta kthejmë në traditë që rritet vit pas viti
këtë Festival për Kumanovën dhe për gjithë artistët tanë.