Fetai: Tetova sonte foli dhe vulosi fitoren!
Zv.kryeministri, Arben Fetai mbrëmë ishte prezent në hapjen e shtabit të VLEN-it, duke dhënë mbështetje të fuqishme për kandidaturën e Bilall Kasamit.
Postimi i plotë:
Hapëm shtabin e VLEN-it dhe prezantuam kandidaturën e mikut tonë, Bilall Kasami.
Në politikë ka shumë fjalë, por ajo që mbetet është puna. Tubimi i sontëm ishte dëshmi e gjallë se puna, përkushtimi dhe besimi i qytetarëve janë forca që nuk mund të ndalen.
Tetova dha mesazh të qartë: shqiptarët janë të bashkuar dhe të vendosur të ecin përpara. VLEN është më i fortë dhe më kompakt se kurrë, sepse ka përkrahjen e njerëzve që besojnë në ndryshimin e vërtetë.
Bilall Kasami e mori Tetovën të rrënuar dhe në një mandat arriti ta nxjerrë nga faza e emergjencës, duke i hapur rrugën zhvillimit. Në mandatin e dytë, vizioni i tij është ta çojë qytetin drejt një faze të hovshme zhvillimi dhe ta bëjë kryeqendrën shqiptare model të qeverisjes së mirë.
Në krye të shtabit me Besar Durmishin, kjo fushatë do të jetë plot energji, punë dhe rezultate konkrete për një fitore të pashmangshme!
Tetova me Bilallin, VLEN për Tetovën!