“Fillon pastrimi i lumit të Preshevës”, Sinani: Ky projekt synon përmirësimin e ambientit jetësor dhe parandalimin e përmbytjeve
Komuna e Preshevës ka angazhuar ndërmarrjen kompetente që të pastrojë lumin e Preshevës, prezent ishte edhe Kryetarja Ardita Sinani, ku për së afërmi ka parë realizimin e këtij projekti.
Postimi nga Kryetarja Sinani:
“Me qëllim të përmirësimit të ambientit jetësor, mbrojtjes së natyrës dhe parandalimit të përmbytjeve, kemi nisur pastrimin e shtratit të lumit në qytet.
Ky projekt synon të largojë mbeturinat dhe pengesat që dëmtojnë ekosistemin dhe rrjedhën natyrore të ujit, duke kontribuar në një mjedis më të pastër dhe më të sigurt për qytetarët tanë” ka deklaruar kryetarja e komunës Ardita Sinani.